0Por perspektiva të caktuara nafta shist argjilor ka megjithatë. Besohet se totali i rezervave botërore të saj është 13 herë më i madh se sa ai i burimeve të naftës konvencionale. Me marrjen parasysh të niveleve aktuale të konsumit të lëndëve hidrokarbure, këto burime të energjisë do të mjaftojnë për 300 vjet gjatë prodhimit të pandërprerë të tyre. Por pikërisht këtu dhe fillojnë problemet. Prodhimi i naftës shist argjilor është ekonomikisht i realizueshëm dhe i leverdisshëm vetëm në vendburimet më të pasura (nga 90 litra për ton të naftës shist argjilor). Luan rolin e vet këtu edhe trashësia e formacionit (shtresës), e cila duhet të jetë jo më pak se 30 metra. Ndërsa ky kusht nuk plotësohet nga të gjitha ato vendburime, zhvillimi i të cilave në momentet aktuale cilësohet si më fitimprurës.

Përveç kësaj, prodhimi i naftës shist argjilor është shumë më i komplikuar dhe më i shtrenjtë se sa prodhimi i asaj tradicionale dhe për këtë arsye me kosto shumë më të lartë. Ekziston edhe një problem tjetër. Rreth 400 ditë pas hapjes së pusit ndodh një rënie e theksuar (80%) e vëllimeve të prodhimit të lëndës hidrokarbure. Por amerikanët nuk i tremben vështirësive. Gjatë dekadës së parë të shekullit XXI vëllimet e prodhimit të naftës shist argjilor në SHBA u rritën nga 111.000 fuçi deri në ditë deri në 553.000.

Rritja e vëllimeve të prodhimit të naftës shist argjilor, sipas mendimit të ekspertëve të PricewaterhouseCoopers, do të çojë aty nga viti 2035 në rënien e çmimeve të naftës deri në 40% duke u nisur nga parashikimi bazë (rreth 133 dollarë për fuçi). Kurse kjo, nga ana e vet, do të ndikojë në të ardhmen e ekonomisë globale, meqenëse do të bëhet e mundur nxjerrja e naftës në sasi të mëdha me shpenzimin e një shume të njëjtë parash. Optimizmin e kompanisë PricewaterhouseCoopers nuk e mbështet aspak analisti rus Vladimir Rozhankovskij:

- Unë nuk pajtohem me parashikime të tilla, meqenëse që tani të gjitha projektet e naftës dhe gazit shist argjilor mbeten me kosto jashtëzakonisht të lartë. Kurse vetë teknologjia e prodhimit të naftës dhe gazit shist argjilor ngre çështje të mprehta që lidhen me mjedisin. Metoda e konservimit të puseve nuk jep kurrfarë garancish se nafta e mbetur do të mund të izolohet nga mjedisi.

Bashkë me këtë për SHBA-në nafta shist argjilor do të bëhet një ndihmë e madhe, mjaft serioze në çështjen e garantimit të pavarësisë energjetike. Me zhvillimin e ngjarjeve sipas skenarit më të mirë në këtë fushë është plotësisht e mundur që aty nga viti 2030 Shtetet e Bashkuara të heqin dorë plotësisht nga furnizimet e lëndës hidrokarbure prej vendeve të Gjirit Persik. Por në tregun global të naftës dhe të gazit në dekadat e ardhshme nuk do të ndodhin ndryshime revolucionare, shprehet me bindje eksperti rus Aleksandër Razuvajev:

0- Rreshpe (shist) është diçka fort e diskutueshme. Sigurisht, ekziston një pikëpamje e tillë, se revolucioni rreshpe (shist) do të shembë çmimet e naftës (dhe për rrjedhojë, sigurisht, edhe çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike). Por unë besoj se tani për tani kjo është e pamundur. Dëshmi indirekte e faktit, se revolucioni shist argjilor është mëse i dyshimtë, shërben interesi i gjallë që po shfaqet aktualisht prej kompanive perëndimore ndaj shelfit rus. Unë mendoj se prodhimi tradicional do të vazhdojë të mbetet relevant edhe në dekadën e ardhshme.