Më shumë se 200 media, që gëzojnë të drejtën e transmetimit televiziv të Lojrave Olimpike Dimërore 2014, janë mbledhur në Soçi, ku nga 25 shkurti deri më 2 mars do të zhvillohet takimi i dytë ndërkombëtar i transmetuesve televizivë.

Ndër pjesëmarrësit e takimit mund të përmenden përfaqësuesit e Kanalit të 1-rë (Rusi), BBC (Britani e Madhe), NBC (SHBA), CBS (Kanada), ARD / ZDF (Gjermani), FT2/FT3 (Francë), Japanese Consortium (Japoni) dhe të tjerë.

Në takimin e mediave televizive organizatorët e Lojrave Olimpike do të paraqesin variantin përfundimtar të programit të zhvillimit të garave të Olimpiadës, do t'i përgjigjen pyetjeve në lidhje me kushtet e punës në vendet e zhvillimit të Lojrave Olimpike si dhe do të prezantojnë ndërtesën e Media Center, e cila do të presë më shumë se 12.000 gazetarë nga e gjithë bota.