Në radhët e opozitës siriane dominojnë ekstremistët, sugjeroi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

"Me sa duket, në radhët e opozitës, duke përfshirë edhe radhët e të ashtuquajturit Koalicioni Kombëtar (i forcave revolucionare dhe opozitare siriane), aktualisht mbizotërojnë ekstremistët, të cilët shpresojnë për një zgjidhje ushtarake të problemit sirian dhe bllokojnë çdo nismë që çon në fillimin e dialogut", - deklaroi Ministri Lavrov.