Prokuroria italiane deklaroi se kapiteni i tragetit të madh turistik “Costa Concordia”, që u mbyt vitin e kaluar, Francesco Schettino duhet të ndiqet penalisht në bazë të aktakuzës për vrasje pa paramendim.

Pala e akuzës synon gjithashtu të arrijë që kapiteni të dënohet edhe për faktin se veprimet e tij çuan në mbytjen e tragetit dhe që ai u largua nga anija, e cila po fundosej. Akuza të ngjashme janë ngritur edhe kundër pesë të pandehurve të tjerë. Tani do të duhet të vendosë gjyqtari nëse pajtohet apo jo ai me aktakuzat e paraqitura.

Janarin e vitit të kaluar një traget, në bordin e të cilit ndodheshin më shumë se 4 mijë persona, ngeci në cekëtinë në brigjet e rajonit italian Toscana, mori një të çarë dhe si rezultat u fundos. Nga kjo tragjedi humbën jetën 32 persona.