Motra e vogël e Mbretit të pop muzikës Michael Jackson, këngëtarja Janet Jackson, u martua. Për këtë këngëtarja e rrymës muzikore pop njoftoi ditën e hënë, më 25 shkurt, në faqen e vet zyrtare të Internetit. I përzgjedhuri i Janet Jackson u bë miliarderi 37-vjeçar nga Katari Wissam al Mana.

Ceremonia e martesës dhe dasma u bënë në vitin 2012. Data e saktë e tyre nuk përmendet. Në deklaratën zyrtare të këngëtares thuhet vetëm se ceremonia festive ishte e mbyllur, mjaft e rafinuar dhe e qetë.

Si dhuratë martese për njëri-tjetrin bashkëshortët zgjodhën bërjen e donacioneve për organizatat bamirëse, që ofrojnë ndihmë për fëmijët.