Policia izraelite njoftoi se nga territori i Rripit të Gazës në drejtim të Izraelit u lëshua një raketë.

"Raketa ra në rrethinat e qytetit të Ashkelon. Si pasojë u dëmtua rruga automobilistike. Askush nga banorët nuk u lëndua", - njoftoi zëdhënësi i policisë.

Ndërkohë, dëshmitarët okularë njoftojnë se në qytet u dëgjuan dy shpërthime. Vendi i rënies së raketës së dytë nuk është përcaktuar deri tani.

Ky është sulmi i parë me raketë mbi territorin izraelit nga Rripi i Gazës që nga koha e mbarimit të operacionit "Shtylla e mbrojtjes", i cili përfundoi me nënshkrimin e armëpushimit midis Izraelit dhe lëvizjes “Hamas”.