Sipas të dhënave paraprake, në zgjedhjet për Dhomën e Ulët të Parlamentit në Itali fitoi Koalicioni i qendrës së majtë, i kryesuar nga Pier Luigi Bersani, duke marrë 29.55% të votave të zgjedhësve. Koalicioni i qendrës së djathtë i Silvio Berlusconi fitoi 29.18% të votave. Por madje dhe një fitore e tillë i siguron mbështetësve të Pier Luigi Bersani shumicën absolute të vendeve në Dhomën e Deputetëve.

Në zgjedhjet për Senatin blloku i qendrës së majtë fitoi 31.63% të votave, ndërkohë që qendra e djathtë - 30.71%. Kjo do të thotë se asnjë nga partitë politike nuk do të ketë një shumicë absolute në Dhomën e Lartë.

Këto të dhëna nuk përfshijnë votat e gati 3.5 milionë qytetarëve italianë jashtë vendit, të cilat do të mbërrijnë më vonë. Megjithatë, të dhënat e munguara tani për tani nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë ndjeshëm rezultatet e zgjedhjeve.