Futbollisti legjendar argjentinas Diego Maradona mbërriti ditën e hënë në Itali për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë me autoritetet tatimore të këtij vendi.

Sipas fjalëve të Diego Maradona, ai ka ndërmend të takohet me përfaqësuesit e dikasterit tatimor, të cilët po e përndjekin futbollistin tashmë që prej gati 20 vjetësh. Atë e akuzojnë për mospagim të taksave në vlerën rreth 50 milionë dollarë. Diego Maradona e mohon faktin se i është shmangur pagimit të taksave. Gjatë vizitave të mëparshme të futbollistit argjentinas në Itali policia i ka konfiskuar atij orën e dorës, bizhuteritë e çmuara dhe madje honorarin për pjesëmarrjen në një shfaqje televizive.

Në aeroportin e Romës Diego Maradona u prit nga një turmë e madhe admiruesish.