Agjencia iraniane e lajmeve Fars i modifikoi fotografitë e bëra gjatë fjalimit të Zonjës së parë amerikane, Michelle Obama, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Oscar", duke i vizatuar mëngët fustanit të saj të hapur dhe duke e bërë dekoltenë e tij më modeste.

Sipas ligjeve iraniane, gratë, të cilat shfaqen në televizion, duhet të veshin hixhabin, i cili mbulon kokën, këmbët dhe duart. Megjithëse këto rregulla nuk përhapen mbi shtetasit e huaj, mediat iraniane dhe censuruesit e filmave redaktojnë në mënyrë periodike foto dhe skena të tëra nga filmat.