Koncerni rus "Gazprom" do të marrë pjesë në lëngëzimin dhe eksportimin e gazit natyror, të nxjerrë nga shelfi izraelit. Memorandumi në lidhje me këtë nismë u nënshkrua nga konsorciumi izraelit "Tamar", kompania koreano-jugore "Levant LNG Marketing Corporation", dy partnerë norvegjezë si dhe nga filiali zviceran i "Gazprom".

Është parashikuar se koncerni rus do t’i ofrojë mbështetje financiare kompanisë "Levant" në ndërtimin e një platforme lundruese për lëngëzimin e gazit. Eksporti vjetor i gazit të lëngëzuar përbën 3 milionë ton (ekuivalente me 4.2 miliardë m3).