Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi procesi gjyqësor për rastin e ndotjes së Gjirit të Meksikës si rezultat i aksidentit të ndodhur në platformën e naftës Deepwater Horizon në prill të vitit 2010.

Seanca gjyqësore filloi me akuzat e ngritura ndaj tre kompanive - BP, Transocean dhe Halliburton. Avokati i Departamentit Amerikan të Drejtësisë deklaroi se në kompaninë BP ka ekzistuar "kultura e papërgjegjshmërisë korporative".

Gjykatësit do të duhet të përcaktojnë shumën e kompensimit që do të paguajë çdonjëra nga kompanitë e sipërpërmendura.