Nuk ekzistojnë shkaqe për shpërthimin e një "Luftë të Ftohtë" të re midis Rusisë dhe Perëndimit, deklaroi Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev në një intervistë për kanalin televiziv brazilian “Globo”. Ai ndërmorri një vizitë pune në Brazil më 20-21 shkurt, por transkripti i intervistës së tij u publikua vetëm tani.

"Marrëdhëniet midis vendeve herë pas here mund të përshkallëzohen. Por nuk ekziston asnjë arsye rrënjësore, e fortë për "Luftë të Ftohtë", - u shpreh Kryetari i qeverisë ruse.