0Kërcimtarja Daizy Blue shpjegoi se në çfarë konsiston ky ndryshim:

- Kabaretë e tjera janë shumë të ngjashme me sallat e koncerteve (music-hall), kurse tek ne gjithçka është krejtësisht ndryshe: ne zotërojmë për mrekulli artin e trupit të zhveshur (nudo). Dhe çdo kërcimtare ka stilin, specifikën e vet në demonstrimin e këtij arti".

Ndërkohë duhet thënë se "Seksualiteti" (Erotizmi) nuk është ai term, me të cilin mund të përshkruhet kërcimtarja e Crazy Horse. Sensualiteti, ndjeshmëria e lindur si dhe nuri, bukuria - pikërisht këto janë përbërësit e suksesit të vajzave nga kabareja e famshme.

Kabareja Crazy Horse ndryshon nga strip club-i me faktin, se vajzat ruajnë distancën me publikun. Përveç kësaj, kërcimtaret nuk janë nudo, ato janë të veshura në kuptimin e plotë të fjalës me dritë!

Pa komponentin e mrekullueshëm të dritës nuk do të kishte pasur as Crazy Horse, thotë menaxheri i turneut Frank Paquet:

- Drita është një nga elementet kryesore të show-t. Ajo është zemra teknike e spektaklit.

Kabareja Crazy Horse erdhi në Moskë tashmë për të tretë herë dhe, sipas fjalëve të Frank Paquet, ka patur këtu një sukses jashtëzakonisht të madh.

0Në spektaklin Forever Crazy, me të cilin francezët erdhën kësaj here në Rusi, do të ekzekutohen numrat më të mirë në gjithë historinë e kabaresë Crazy Horse.