Veteranët e anijeve shoqëruese arktike të viteve të Luftës së Dytë Botërore do të nderohen me medalje për trimërinë e treguar, njoftoi Qeveria britanike.

Meritat e marinarëve, të cilët garantuan sigurinë e rrugëve të transportimit të mallrave më të rëndësishme midis vendeve aleate, do të barazohen me meritat e njësive luftarake.

Gjithsej nga gushti i vitit 1941 deri në maj të vitit 1945 u realizuan 78 shoqërime të anijeve në Arktik. 85 anije mallrash dhe 16 luftanije të Flotës Ushtarake Detare britanike humbën pa lënë gjurmë. Sir Winston Churchill i quajti rrugët detare të anijeve shoqëruese arktike si "lundrimet më të tmerrshme në botë".