Autoritetet braziliane deklaruan se numri i rasteve të prekjes së njerëzve nga ethet tropikale Dengue është trefishuar për dy muaj në vitin 2013 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga janari deri në mes të shkurt të vitit 2012 janë regjistruar 70 mijë raste. Këtë vit nga ethet tropikale janë prekur më shumë se 200 mijë persona.

Sipas mendimit të autoriteteve, shkak për një situatë të tillë u bë përhapja e mushkonjave, që janë transmetues të kësaj sëmundjeje. Në pesë shtete tashmë është shpallur epidemia. Ndërkaq, rastet e vdekjeve prej etheve tropikale janë reduktuar me 20%.