Papa Benedikti XVI do të marrë titullin "Pontefice Emerito della Chiesa Cattolica Romana". Kjo u njoftua nga Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi. Sipas fjalëve të tij, Benedikti XVI pas ceremonisë zyrtare të dorëheqjes, të planifikuar më 28 shkurt, do të thirret "Shenjtëria Juaj".

Më 11 shkurt Pontifiku shpalli me vullnet të lirë vendimin për largimin nga froni papal. Sipas fjalëve të Papës 85-vjeçar, ai nuk ka fuqi të mjaftueshme për drejtimin efektiv të Kishës Katolike Romake.