Banka Botërore e reduktoi parashikimin e rritjes së PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë) të Rusisë në vitin 2013 me 0.3 pikë përqindjeje, nga 3.6% në 3.3%. Për këtë flitet në raportin e bankës mbi perspektivat e ekonomisë ruse.

Ndër arsyet e këtij rezultati ekspertët e organizatës përmendin rënien e parashikuar të çmimeve të naftës për këtë vit, ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në Rusi, intensifikimin e ritmeve të inflacionit dhe rritjen e dobët të investimeve.

Banka Botërore është themeluar për t’u ofruar ndihmë financiare dhe teknike vendeve në zhvillim.