2 turistë dhe piloti i balonës, e cila u rrëzua në Luginën e Mbretërve (Luxor) në jug të Egjiptit, i mbijetuan tragjedisë. Personat e mbijetuar u dërguan në një spital në Kajro.

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave të aksidentit ajror arriti deri në 18 vetë. Ndër viktimat e katastrofës ka turistë nga Franca, Belgjika, Britania e Madhe, Japonia dhe Hong Kong-u.

Shkak i rrëzimit u bë shpërthimi i gazit në bordin e balonës, si pasojë e të cilit aparati fluturues mori flakë dhe ra në një fushë të mbjellur me kallam sheqeri në perëndim të Luxor-it.