Koalicioni i qendrës së majtë, i udhëhequr nga lideri i Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani, kryeson në zgjedhjet parlamentare në Itali. Për këtë dëshmojnë të dhënat e sondazheve, në bazë të përfundimit të votimit 2-ditor të zgjedhjeve parlamentare.

0Të majtët kanë marrë 34% të votave, kundërshtarët e tyre nga koalicioni i qendrës së djathtë me në krye Silvio Berluskonin - 29%. Në vendin e tretë pozicionohet "Lëvizja e 5 yjeve" e komedianit të njohur Beppe Grillo me 19% të votave, duke lënë pas vetes "Zgjedhjen civile" të Kryeministrit Mario Monti, e cila ka marrë 9% të votave. Pritet që rezultatet e para zyrtare të shpallen sonte në mbrëmje vonë.