Përfaqësuesi më i lartë i Kishës Katolike Romake në Britaninë e Madhe Keith O'Brien dha dorëheqjen pas akuzave për sjellje të pahijshme ndaj një sërë klerikëve 30 vjet më parë.

Keith O'Brien i kundërshton akuzat e ngritura kundër tij nga tre priftërinj aktualë dhe një ish-prift. Megjithatë njoftohet se ai nuk do të marrë pjesë në Konklavën për zgjedhjen e Papës së ri.

0Ngjarja e ndodhur u bë një goditje e rëndë mbi reputacionin e Kishës Katolike, e cila po përballet me akuzat për hetimin joefektiv të sjelljes së pahijshme të priftërinjve.