Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të theksojë procesin e negociatave si të vetmen alternativë për zgjidhjen e çështjes që ka të bëjë me testet bërthamore. Kjo pikëpamje është shprehur nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Masat e marra nga bashkësia ndërkombëtare duhet të përqendrohen tek programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, sepse pikërisht ato përbëjnë kërcënim për paqen. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit nuk duhet të përmbajë "shtigje" që të lejojnë interpretimin e saj si dokument që lejon përdorimin e forcës. Rusia, sipas fjalëve të Lavrovit, do të bëjë gjithçka të mundur për shmangien e një zgjidhjeje ushtarake të problemit.