Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin antiduhan. Dokumenti vendos ndalimin e reklamimit të duhanit dhe pirjes së duhanit në vendet publike si dhe përmban një sërë masash të tjera kufizuese të destinuara për të luftuar pirjen e duhanit.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 qershor të vitit 2013. Që nga kjo ditë në Rusi nuk do të lejohet duhanpirja në vende publike të tilla si stacionet e trenit dhe stacionet e autobusëve, në shkolla, universitete dhe ndërtesat e organeve shtetërore. Duke filluar nga qershori i vitit 2014 do të ndalohet gjithashtu pirja e duhanit në restorante dhe hotele.