Në Pakistan ndodhi një ndërprerje masive e energjisë elektrike. Natën në të gdhirë të së hënës mbeti në terr të plotë për disa orë pjesa më e madhe e vendit.

Difekti në hidrocentralin në Balochistan ka çuar në një seri ndërprerjesh të energjisë elektrike, duke përfshirë edhe qytetet e Islamabad, Lahore dhe Peshavar.

Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhin shpesh herë në Pakistan për shkak të mungesës së financimit në këtë fushë, por ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë vendin ndodhin rrallë.