Banori i shtetit amerikan Ohaio Jim Lawry pa imazhin e Jezusit në glasën, të cilën një zog i panjohur e la në xhamin e përparmë të makinës së tij. Qytetari amerikan, i tronditur nga ajo që pa, e fotografoi dukurinë nga disa këndvështrime të ndryshme dhe i dërgoi imazhet në televizion.

0Fytyra e Shpëtimtarit më parë është gjetur në çamçakëz, në njolla salce, në një kolonë dhe në derën e WC të dyqanit IKEA. Shumë popullor është edhe fenomeni i shfaqjes së fytyrës së Virgjëreshës Mari. Për shembull, në një tigan, në dardhë, në trung peme dhe në një sanduiç të kafshuar. Ky i fundit u shit në eBay për 28 mijë dollarë.