Gjeologët kanë zbuluar mbetjet e mikrokontinentit Mauritia në ishullin Mauritius në Oqeanin Indian.

Vemendjen e shkencëtarëve e tërhoqi rëra në këtë ishull që përmban minerale zirkoni. Sipas shpjegimit të gjeologëve në revistën "Nature Geoscience", kristalet e zirkonit formohen në shkëmbinjtë e brendshëm magmatikë (si pasojë e procesit të magmatizmi intruziv). Mineralet ka shumë gjasa t’i përkasin kontinentit, i cili u shkatërrua 85 milionë vjet më parë.

Vetë ishulli Mauritius është formuar relativisht vonë - rreth 8 milion vjet më parë si pasojë e aktivitetit vullkanik.