Shkencëtarët kanë gjetur një copë të meteoritit të Çeljabinskut me peshë mbi një kilogram. Kjo është copa më e madhe e zbuluar deri më sot e trupit qiellor, i cili shpërtheu mbi zonën e Uralit më 15 shkurt.

Fragmenti i meteoritit u gjet në fundjavë. Pjesëmarrësit e ekspeditës përshkuan me ski rreth 50 km përgjatë trajektores së fluturimit të meteoritit. Përveç fragmentit njëkilogramësh u gjetën më shumë se njëqind fragmente të vogla. Shkencëtarët presupozojnë se pjesa më e madhe e meteoritit gjendet në fundin e liqenit Çebarkul dhe se përmasat e tij mund të arrijnë një diametër prej 60 cm.