Më 22 shkurt në Stamboll u ndalua një avion i "Turkmenistan Airlines" gjatë tentativës për të eksportuar në Ashgabat 1.3 ton shufra ari. Sipas dokumenteve, në bordin e avionit gjoja ndodheshin pajisje hidraulike. Ngarkesa ishte në pronësi të kompanisë turke të ndërtimit "Polimeks", e cila është e angazhuar në projektet e ndërtimit në Turkmenistan.

Pas incidentit "Polimeks" lëshoi një deklaratë për shtyp, ku thuhet se ngarkesa po transportohej ligjërisht. Kompania thotë se arin ajo kishte ndërmend ta përdorte për blerjen e materialeve të ndërtimit "në vendet ku është e pamundur të bëhen transferime bankare për shkak të embargos ndërkombëtare".