Presidentja e parë në historinë e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye, bëri betimin dhe hyri në presidencë. Ceremonia solemne, e cila u ndoq nga disa dhjetra mijëra njerëz, u shoqërua nga orkestra e ushtrisë.

Në fjalimin e saj 15 minutësh Presidentja i bëri thirrje Koresë së Veriut të frenojë ambiciet e saj bërthamore dhe të ndjekë rrugën e zhvillimit paqësor.

Park Geun-Hye është e bija e Kryetarit të ndjerë të shtetit, diktatorit Park Chung-Hee. Në zgjedhjet presidenciale në dhjetor të vitit 2012 ajo ishte kandidatja e partisë në pushtet dhe fitoi pak më shumë se 51% të votave.