Sot në Japoni ra një tërmet me magnitudë 6.2 ballë sipas shkallës Richter. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar shpalli kërcënimin e një cunami, por pak minuta më vonë e anuloi paralajmërimin.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në Prefekturën e Tochigi në ishullin e Honshu, vatra e tij u lokalizua në një thellësi prej 10 km. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme.

Për shkak të faktit se epiqendra e goditjes tektonike ndodhej në tokë, lëkundjet nëntokësore u ndjenë në 14 prefektura, duke përfshirë edhe Fukushimën. Megjithatë në centralin bërthamor "Fukushima-1" nuk u krijua asnjë situatë emergjente si pasojë e fatkeqësisë natyrore.