Sot në Itali do të vazhdojë votimi në zgjedhjet parlamentare, të cilat vlerësohen si kyçe jo vetëm për të zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit, por edhe për stabilitetin në të gjithë zonën e euros. Qendrat e votimit do të hapen përsëri më 7:00 sipas orës lokale.

Pjesëmarrja e votuesve në ditën e parë të zgjedhjeve e tejkaloi shifrën 54%. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2008 vihet e re rënia e numrit të votuesve me rreth 8%.