Ministri i Punëve të Jashtme i Sirisë Walid al Muallem deklaroi se qeveria e Bashar Al-Assad është e gatshme të negociojë me kundërshtarët e vet, duke përfshirë këtu edhe opozitën e armatosur.

0Sipas fjalëve të Walid al Muallem, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë në Moskë, autoritetet siriane janë të bindur se reformat në vend do të jenë rezultat i dialogut dhe jo i dhunës. Megjithatë, ai konfirmoi edhe një herë qëndrimin e udhëheqjes së Sirisë, në bazë të të cilit trupat qeveritare po luftojnë me terroristët.