0Sipas vlerësimeve paraprake, aeroportet “Domodedovo”, “Sheremetievo” dhe “Vnukovo” aty nga viti 2025 do të arrijnë treguesin e kapacitetit të tyre maksimal - 120 milionë pasagjerë në vit. Në lidhje me këtë në takimin e shkurtit të Grupit Punues për zhvillimin e qendrës moskovite të transportit ajror u diskutua çështja e ndërtimit të një aeroporti të ri. Supozohet se prej tij deri në Moskë mund të arrihet me trenin e shpejtësisë së lartë "Sapsan" për rreth një orë. Platformat e veta për ndërtimit e tij i kanë propozuar tashmë aeroportet veprues “Ermolino” dhe “Ramenskoje” në periferitë e Moskës si dhe aeroporti ushtarak në Klin. Ka opsione të mundshme edhe në vende të reja të pashkelura që ndodhen 80-120 km në veriperëndim të kryeqytetit rus. Vetë ideja është e mirë, meqenëse në këtë drejtim është i zhvilluar komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, thotë eksperti rus i aviacionit Sergei Starikov:

- I gjithë problemi konsiston në përcaktimin e variantit më optimal. Çfarë është më mirë: ndërtimi i një aeroport të ri apo përdorimi i atyre tashmë ekzistues? U paraqit propozimi për të përdorur aeroportin ushtarak në Klin. Ekziston edhe një aeroport tjetër me destinacion të dyfishtë “Migalovo”, i cili bazohet në Tver. Domethënë duhet të zhvillohet më tej infrastruktura ekzistuese. Natyrisht, ky aeroport duhet të jenë i projektuar për transportuesit me kosto të ulët, fluturimi në Moskë për të cilët është i shtrenjtë. Në të njëjtën kohë ai duhet të jenë i përshtatshëm për të gjitha llojet e avionëve dhe të ketë medoemos të gjitha rrugët për qasje në të.

I një mendimi tjetër është Kryeredaktori i portalit avia.ru, eksperti i Komitetit për Transportin të Dumën Shtetërore, Roman Gusarov. Sipas këndvështrimit të tij, erdhi koha për të zhvilluar linjat ajrore direkte rajonale:

- Aktualisht 80 për qind e gjithë trafikut ajror kalon përmes Moskës, pasagjerët thjesht janë të detyruar të fluturojnë nëpërmjet kryeqytetit. Ekziston mundësia e përcjelljes së këtyre flukseve direkt nga qytetet më të mëdha ruse. Ne kemi nevojë të ngutshme për të zhvilluar rajonet. Është aeroporti “Pulkovo” në Shën Petersburg. Ai po zhvillohet gradualisht. Në Rostov-mbi-Don po fillon ndërtimi i një aeroporti të ri. Thjesht duhet të përcillen këto flukse në qytete të tjera duke anashkaluar Moskën.

0Grupi Punues për zhvillimin e qendrës moskovite të transportit ajror duhet të paraqesë modelin e vet më 1 korrik. Pas kësaj do të fillojë procedura për zgjedhjen e vendit të vendosjes së aeroportit të ri. Ndërtimi i tij, ka shumë gjasa, të realizohet në kuadrin e partneritetit shtetëroro-privat. Investitorët do të ndërtojnë terminalet, hangarët, infrastrukturën e stacionit të trenit, kurse ndërtimin e pistave të uljes dhe ngritjes së avionëve dhe korsitë e rrugëve ndihmëse (taxiways) të aeroportit do t’i marrë mbi vete shteti. Supozohet se aeroporti i ri do t’i ofrojë shërbimet e veta 100 milionë pasagjerëve në vit.