Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe bën thirrje për fokusimin në interesat e përbashkëta. Kjo u deklarua për gazetarët nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

"Ne jemi vazhdimisht në kërkim të fushave praktike, në të cilat mund të bashkëpunojmë, duke përfshirë edhe sferën e kontrollit ndaj armatimeve, bashkëpunimin në lidhje me Afganistanin, Korenë e Veriut dhe Iranin", - tha diplomati.

Turneun e tij, në kuadër të të cilit Kerry do të vizitojë 9 vende në Europë dhe Lindjen e Mesme, ai e nisi me Londrën. Sot Kreu i diplomacisë amerikane pritet në Berlin, ku do të zhvillojë bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.