Izraeli zhvilloi me sukses fazën e radhës të testimeve të raketës interceptuese të re "Strela-3", e cila është projektuar për të goditur objektivin në vakuum.

Sipas njoftimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, testet "janë kryer në një nga bazat në qendër të vendit". Detaje të tjera nuk bëhen të ditura.

Sipas të dhënave të shtypit, "Strela-3" për sa i përket karakteristikave të saj taktiko-teknike do të superojë raketat interceptuese të serive të para, kryesisht për nga largësia e veprimit dhe saktësia e interceptimit. Raketa do të të bëhet pjesë e sistemit të mbrojtjes antiraket të Izraelit.