Të paktën 10 persona u plagosën kur ushtarët izraelitë hapën zjarr me armë ndaj një turme protestuesish të indinjuar përpara burgut në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Pjesëmarrësit e aksionit po shprehin protestë në lidhje me vdekjen në burg të një të burgosuri palestinez.

0Më parë, të hënën, mijëra njerëz u bashkuan me procesionin e funeralit të viktimës. Palestinezët shprehen me bindje se autopsia e të ndjerit vërtetoi se ai ishte torturuar. Autoritetet izraelite, duke u bazuar në rezultatet e po të njëjtës autopsi, përgënjeshtrojnë versionin e torturës. Sipas konkluzionit zyrtar, burri vdiq si rezultat i një arresti kardiak.