Shërbimi i fotove Instagram ka deklaruar se disa nga fotot e këngëtares Madonna shkelin rregullat e burimit në fjalë, çka mund të sjellë si pasojë mbylljen e llogarisë së saj. Teksti i paralajmërimit është publikuar në llogarinë e këngëtares.

Në njoftimin e shërbimit të fotove, në veçanti, deklarohet se përdoruesit nuk mund të ngarkojnë fotot e dikujt tjetër, imazhe me përmbajtje të paligjshme, foto nudo. Se cilat pika të rregullores ka shkelur Madonna, Instagram nuk e specifikon. Sipas mendimit të shumë prej fansave të këngëtares në këtë llogari, pretendimet lidhen me faktin se në një nga fotot e botuara nga Madonna duket qartë prapanica e saj.