Rusia dërgoi në Indonezi dy gjuajtësit e parë “Su-30MK2” në bazë të kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2011. Për montimin dhe shërbimin teknik të aeroplanëve në Indonezi fluturuan 17 specialistë rusë. Katër gjuajtësit e tjerë, të parashikuar në kontratë, do të dërgohen në korrik të vitit 2013.

0Tani në përbërjen e armatimeve të Forcave Ushtarake Ajrore të Indonezisë janë përfshirë 10 gjuajtës rusë. Në vitin 2010 Ministria e Mbrojtjes e Indonezisë deklaroi mbi planet e veta për t’u armatosur në 20 vitet e ardhshme me 180 gjuajtës rusë të prodhimit të kompanisë së ndërtimit të avionëve "Sukhoi".