Filmi i Ben Affleck "Operation "Argo" u shpall si filmi më i mirë i vitit nga Akademia Kinematografike Amerikane (Academy of Motion Picture Arts and Sciences).

Çmimi iu dorëzua autorëve të filmit nga aktori Jack Nicholson dhe Zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, nëpërmjet urës telekomunikuese nga Shtëpia e Bardhë.

Filmi "Operation “Argo" tregon për historinë e pengmarrjes së diplomatëve amerikanë prej islamistëve iranianë në nëntor të vitit 1979, episod ky që mbeti i pazbardhur për një kohë të gjatë.