Ministria e Mbrojtjes e Rusisë është e interesuar për blerjen e makinave të blinduara "Tiger" të prodhimit të Uzinës së makinandërtimit të Arzamasit, të cilat mund të pajisen me mitralozë të rëndë apo raketa antitank, njoftoi ditën e premte për gazetarët Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin.

0Ai e quajti të gabuar idenë e blerjes së analogeve të importuara. "Marrja e produkteve të gatshme nga jashtë vendit do të thotë vrasje e industrisë sonë", theksoi Dimitri Rogozin, duke shprehur dëshirën për të blerë makinën e blinduar "Tiger" si pronë personale.