0Në fakt, edhe qeveria, edhe degët e pushtetit, edhe ushtria në Libinë e sotme janë struktura krejtësisht nominale. Në realitet në territorin e këtij vendi operojnë një sërë grupesh të ndryshme, të formuara në bazë të përkatësive territoriale, fisnore, fetare e kështu me radhë. Regjimi i ri, i cili, në fakt, u soll në pushtet me përpjekjet ushtarake të Perëndimit, është krejtësisht i paaftë për të ruajtur vendin nga ndarja, copëtimi, mendon Drejtori i Qendrës për Studime Strategjike të Kajros, Rifaat Sayyed Ahmed:

- Me thënë të drejtën sot vendi drejtohet nga 45 mijë vullnetarë, paramilitarë, “qitës të lirë” të armatosur dhe të trajnuar më së miri. Ata i nënshtrohen vetëm organizatës "Al-Qaeda" dhe Partisë politike të Drejtësisë dhe Ndërtimit - degës së "Vëllazërisë Myslimane" lokale. Epshi për pushtet dhe ndarja e pasurive të naftës - ja kjo është e gjithë ideologjive të tyre. Ne po shohim tani në këtë vend një komunitet tejet të militarizuar, armiqësor ndaj fqinjëve dhe gjithë Afrikës së Veriut terroristësh potencialë, të cilët po i shërbejnë me devotshmëri shkatërrimit përfundimtar të shtetit të Libisë.

Në formë të thjeshtuar tablloja aktuale paraqitet e tillë: në kryeqytetin e Cyrenaica të pasur me naftë - qytetin e Benghazi - elitat lokale janë duke planifikuar vendosjen e autonomisë. Në Beni Walid sundojnë ish mbështetësit e Gaddafit. Misurata e zhvilluar dhe e industrializuar gjithashtu është duke kërkuar statusin e një enklave të lirë. Fiset e Maleve Perëndimore (Apuseni) në Tripolitania tani për tani nuk po shprehin ndofarë preferencash të qarta politike, ato janë duke pritur me sa duket momentin e volitshëm. Kurse në Tripoli është përqendruar qeveria. Ndërkaq, duhet thënë, se në çdo rajon të marrë në veçanti ekzistojnë qendra më të vogla të pushtetit. Dhe të gjitha janë të armatosura mjaft mirë.

0Për kurrfarë demokracie as që mund të bëhet fjalë në Libi, sepse përkatësisht aspektit të zhvillimit politik dhe socio-ekonomik vendi, në rastin më të mirë, ndodhet në nivelin e Evropës mesjetare të periudhës së fragmentimit feudal. Teorikisht Libisë do t'i përshtatej versioni i strukturës federale. Por subjektet e një federate të tillë nuk do të rreshtin kurrë së konfliktuari me njëri-tjetrin, gjë kjo që do të çojë megjithatë në faktin se bashkësia ndërkombëtare do ta humbasë Libinë si një shtet unik.