0Sipas të dhënave paraprake, eksplozivi ishte vendosur në një makinë që u hodh në erë nga një kamikaze (bombardues). Pas shpërthimit masiv në zonën e aksidentit u dëgjuan të shtëna me armë automatike. Mjetet e informimit masiv njoftojnë për viktima të shumta, numri i saktë i personave të vrarë nuk është përcaktuar me saktësi deri tani. Në vendin e aktit terrorist po vazhdon puna për pastrimin e gërmadhave të godinave të shkatërruara nga vala goditëse. Ja se çfarë njofton më hollësisht për ndodhinë tragjike korrespondentja speciale e Agjencisë ITAR-TASS në Kajro, Dina Pjanih:

- Viktima të serisë së sulmeve terroriste në Damask sot u bënë rreth 40 persona, dhjetra të tjerë janë plagosur. Sipas informacionit zyrtar të Agjencisë siriane të lajmeve SANA, sulmet e befasishme të ekstremistëve morrën jetët e 16 personave dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën. Informacioni mbi numrin e viktimave është i ndryshëm. Shumica e të vrarëve janë banorë paqësorë, midis të cilëve ka shumë gra e fëmijë. Është bërë e ditur se në afërsi të vendit të shpërthimit ndodhej një shkollë e mesme.


Jo shumë larg godinës, ku është vendosur selia e Partisë "Baath", ndodhet Ambasada e Federatës Ruse, e cila, sipas raporteve të mediave, pësoi gjithashtu dëmtime. Për këtë i tregoi korrespondentit të "Zërit të Rusisë" Atasheu i Shtypit i Ambasadës ruse në Siri, Timur Peçatnikov:

- Mbërritën menjëherë brigadat e zjarrfikësve. Në vendngjarje po punojnë grupet hetimore, po studiojnë zonën e shpërthimit. Në mesin e stafit të Ambasadës fatmirësisht nuk ka të lënduar. Mediat siriane njoftojnë për viktima në radhët e popullsisë paqësore. Sipas të dhënave paraprake, shtetas rusë në mesin e të vrarëve nuk ka.

Shpërthime gjëmuan jo vetëm pranë ndërtesës së Partisë “Baath”. Sipas të dhënave paraprake, në Damask u kryen si minimum edhe dy sulme të tjera terroriste, që sollën me vete gjithashtu viktima midis personave civilë. Përveç kësaj, dy predha minahedhësish shpërthyen në rajonin e Shtabit të forcave të armatosura të Sirisë.

Situata është përkeqësuar shumë. Shpërthimet mu në zemër të Damaskut sugjerojnë se qeveria legjitime po humbet gjithnjë e më shumë kontrollin ndaj situatës, mendon eksperti i Institutit rus për Studime Strategjike, Azhdar Kurtov:

- Puna drejt kësaj po shkon që prej dy vjetësh. Pasojat janë krejtësisht evidente. Kundërshtarët e Presidentit aktual Bashar Al-Assad nuk ndalen më para asgjëje. Takimi i zhvilluar në Moskë, në kuadër të përfshirjes së Rusisë në rregullimin e konflikt, në fakt, nuk çoi në ndonjë zgjidhje kardinale të problemit. Të gjitha palët konfliktuese nuk tunden nga pozitat e veta. Rusia propozon rrugëzgjidhje legjitime të lidhura me zhvillimin e procesit të negociatave dhe jo me fillimin e veprimeve luftarake. Por, për fat të keq, pala tjetër beson se me forcën e armëve mund të zgjidhet çdo problem.

0Njerëz tillë, sipas fjalëve të ekspertit, është shumë e vështirë t’i bindësh për të kundërtën. Kurse kjo do të thotë se në të ardhmen e parashikueshme situata ka shumë gjasa të zhvillohet sipas skenarit më negativ.