Kompania e vetme ajrore në SHBA, e cila përdor avionët "Boeing-787", “United Airlines” vendosi të pezullojë fluturimet e këtyre makinave deri më 12 maj të vitit 2013, njoftoi përfaqësuesja e saj, Kristen Davide.

0Më 7 janar akumulatori i një avioni "Boeing-787" morri zjarr në parkingun e aeroportit të Bostonit (SHBA). Ndërsa më 16 janar avioni "Boeing-787" i kompanisë ajrore “All Nippon Airways” kreu një ulje emergjente për shkak të tymit në kabinën e pilotëve. Pas këtyre incidenteve fluturimet e avionëve "Boeing-787" u pezulluan në një sërë vendesh të botës.