Marrëveshja për furnizimin e palës braziliane me sistemet e mbrojtjes kundërajrore nuk është nënshkruar ende, njoftoi Kryeministri rus Dimitri Medvediev. "Aktualisht nuk ekziston ndonjë marrëveshje e tillë. Ne thjesht po diskutojmë format e ndryshme të bashkëpunimit tekniko-ushtarak", theksoi Medvediev në një intervistë për gazetën braziliane "O Globo".

Më parë Kreu i Shërbimit Federal rus për Bashkëpunim Tekniko-Ushtarak, Aleksandër Fomin, nuk përjashtoi mundësinë e krijimit të një sipërmarrjeje të përbashkët me partnerët braziliane për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore.