Rusia do të mbështesë vendimin mbi përdorimin e "forcës së butë" në luftën kundër krimit të organizuar në Komisionin e OKB-së për lëndët narkotike, i cili do të mbahet në mars të këtij viti në Vjenë, deklaroi Përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të Rusisë për çështjet e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndërkombëtar, Aleksandër Zmejevski.

0Siç thuhet në "Konceptin e politikës së jashtme", të botuar në faqen e Internetit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, "forca e butë" përbën në vetvete një mënyrë të zgjidhjes së detyrave të politikës së jashtme duke u mbështetur në kapacitetin e shoqërisë civile, metodat informative dhe humanitare - alternativa të diplomacisë klasike.