Marrëveshja për shlyerjen e borxhit që Kuba i ka Rusisë do të nënshkruhet deri në fund të vitit. Në përputhje me dokumentin, një pjesë e borxhit do të falet kurse pjesa tjetër do të ristrukturohet, njoftoi Kreu i Dikasterit rus të Tregtisë, Denis Manturov.

Kuba i detyrohet Rusisë, si pasardhëse, trashëgimtare ligjore e Bashkimit Sovjetik që është, për kreditë e marra në total mbi 30 miliardë dollarë.