0Dhe në qoftë se kompanitë ruse do ta injorojë këtë "revolucion të ri shale", ashtu siç ndodhi kjo me atë të gazit shist argjilor, atëhere do të vuajë prej kësaj buxheti shtetëror. Ekspertët e industrisë përkatëse e quajnë parashikimin në fjalë si krejtësisht absurd.

Aty nga viti 2035 pjesa e naftës shist argjilor në tregun botëror të "arit të zi" do të arrijë deri në 12%, parashikon PricewaterhouseCoopers. Sa për krahasim, aktualisht ky tregues rezulton më pak se 1%. Si një shembull kompania konsulente përmend SHBA-në. Atje gjatë dekadës së kaluar prodhimi i naftës shist argjilor është rritur me 5 herë. Edhe pse kjo nuk e ka ndihmuar vendin që heqë dorë nga importimi i lëndëve të para. Ndërkohë që edhe vetë kostoja e prodhimit të kësaj lënde hidrokarbure shkakton shumë pikëpyetje në komunitetin e ekspertëve të pavarur. Ja opinioni në lidhje me këtë problem i Bashkë-drejtuesit të kompanisë "Infestkafe", Dimitri Adamidov:

- Nëse do të marrim parasysh shpenzimet për vendburimin që po fillon të përvetësohet aktualisht, atëhere i bie që kostoja e naftës kontinentale të jetë rreth 35 $ për fuçi, kurse i naftës së shelfit (në det të hapur) - 60-70 $. Nëse do të flasim për vendburimin që filloi të shfrytëzohet gati 30 vjet më parë, atje kosto e naftës do të jetë nga 5-10 $. Ndërsa çmimi i naftës shist argjilor do të luhatet nga 80-100 $ deri në 300 $ për fuçi.

Teorikisht uljes së kostos së prodhimit të naftës shist argjilor mund t’i shërbejnë teknologjitë e reja. Por tani për tani studiuesit nuk vërejnë ndofarë perspektivash të qarta në këtë fushë. Procesi i nxjerrjes së lëndës së para nga vendburimet shist argjilor është mjaft i komplikuar. Por sido që të jetë në të vërtetë, për këtë do të lypsen kosto të rritura materiale.

Jo çdo gjë shkon pa probleme edhe me vlerësimin e rezervave ekzistuese të naftës shist argjilor. Disa ekspertë argumentojnë se depozitat e saj janë shpërndarë pothuajse në mënyrë uniforme në të gjithë botën. Të tjerë besojnë se pjesa e luanit e kësaj lënde i takon Shteteve të Bashkuara. Së fundi, mbetet e hapur çështja që ka të bëjë me mjedisin: në disa vende është ndaluar madje dhe nxjerrja e lëndës së parë nga burimet shist argjilor.

0Ekspertët e kësaj dege të industrisë kujtojnë: pothuajse çdo çerek shekulli tregut të energjisë i parashikojnë "revolucionin shale" (shale revolution). Kjo ndodh gjatë zhvillimit të teknologjive dhe, si rregull, përfundon me asgjë (hiç).