Shkencëtarët rusë po testojnë veprimin e rrezatimit kozmik mbi minjtë dhe hardhucat në kuadër të projektit "Bion-M1", gjë kjo që është shumë e rëndësishme për vlerësimin e rrezikut të rrezatimit në hapësirën ndërplanetare si dhe për vetitë mbrojtëse të aparateve kozmike, njoftuan ditën e premte në Institutin e problemeve biomjekësore të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Në kuadër të eksperimentit do të vëzhgohen gjithashtu ndryshimet në strukturat gjenetike, çrregullimet e shikimit dhe sistemit nervor të objekteve biologjike.

0Kompleksi kërkimor "Bion-M", i konstruktuar nga qendra raketoro-kozmike "Progress" (Rusi), përbëhet nga aparati i aterimit, kabina me aparaturat dhe kontenieri me burimet e rrymës elektrike.