Rojet kufitare siriane likujduan disa grupe terroriste, të cilat depërtuan natën nga Libani në qytetin Tell Kallah, 20 km larg rajonit Homs, ku trupat siriane po zhvillojnë një operacion special kundër njësive të militantëve, njofton Agjencia “SANA”. Si rezultat i shkëmbimit të zjarrit rebelët u tërhoqën në Liban, duke pësuar gjatë kësaj humbje të ndjeshme.

0Ndërkohë, kanali televiziv "Al Arabiya" njoftoi mbi hapjen e zjarrit mbi pozicionet e grupit "Hezbollah" në kufirin libanezo-sirian, që dyshohet të jenë ndërmarrë ditën e enjte nga Ushtria e Lirë Siriane.