Të premten në Bregun Perëndimor të lumit Jordan pati përleshje mes forcave izraelite dhe palestinezëve, të cilët mbështesin të burgosurin Samer Al-Issawi, i cili për më shumë se 200 ditë po vazhdon grevën e urisë në një burg izraelit. Qindra të mitur qëlluan me gurë ushtarakët, të cilët iu përgjigjën atyre me përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome.

Një ditë më parë gjykata izraelite e dënoi Al-Issawi me 8 muaj burg për shkelje të rregullave të lirimit me kusht.