Të paktën 10 persona, midis të cilëve edhe pesë fëmijë, u vranë natën në të gdhirë të së premtes gjatë sulmit të disa personave të armatosur mbi fshatin Kogom në pjesën qendrore të Nigerisë, njoftoi zëdhënësi i policisë së shtetit Plateau.

0Asnjë nga grupet e armatosura ekzistuese të vendit nuk e ka marrë ende mbi vete përgjegjësinë për sulmin në fjalë, duke përfshirë këtu edhe grupin islamik nigerian "Boko Haram", i cili kërkon zbatimin e ligjit të Sheriatit në të gjithë territorin e Nigerisë.